Home » , » Familjarët: Nuk ka lidhje Vigan-Elena

Familjarët: Nuk ka lidhje Vigan-Elena


Ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother”, ka tërhequr vëmendje lidhja midis Viganit dhe Elenës, familjarët e tyre jashtë përgënjeshtrojnë seriozitetin e kësaj marrëdhënie. 

I ftuar në studion e “Fan Club BB6”, i pari vëllai i Viganit, këngëtari Valon Shehu, u shpreh: “Në lidhje me Elenën, e shohim jo si lidhje serioze, por është vetëm fillimi i lidhjes. Megjithatë, së fundmi më duken pak të distancuar, por shpresoj të afrohen sepse më pëlqen Elena”.

Në të njëjtat tone komentoi edhe Alda, e motra e Elenës: “Arsyetimi im, arsyetimi jonë si familje nuk është se e kemi pëlqyer tamam, por në një arsyetim më të mëtejshëm, më të thellë, menduam që ata janë disa banorë që kanë një numër shumë të kufizuar njerëzish, në ambient shumë të kufizuar dhe ajo lloj lidhje që ju e quani do të ndodhte medoemos. Ka ndodhur me të gjithe që afrohen me dikë e në rastin e Elenës qëlloi Vigani, por s’mund të them lidhje serioze, duket sikur ka filluar më shumë si lojë. Në fakt, nuk mendoj se nuk është as fillimi i një lidhje”.

”Të gjithë e kanë dikë për të kaluar kohën dhe Elena ka Viganin. Të gjithë kanë fjetur me dikë aty brenda, nuk ka asgjë të pazakontë, si Eldora me Shpendin, Joana me Anaidin, etj”, shtoi Alda.

Përsa i përket lidhjes së Elenës jashtë shtëpisë, e cila duket se është kërcënuar nga afrimiteti i saj me Viganin, Alda u shpreh: “Elena dhe Endri kanë një marrëdhënie të mirë jashtë, të paktën me sa kam parë unë. Gazetat i kam lexuar. Endri ka thënë që nuk dua të prononcohem, as ne si familje nuk jemi prononcuar, por gazetat shkruajnë ndahet nga e dashura, etj. Këto janë lajme që nuk i janë komunikuar asnjë gazete”.

Në fund të pranisë së tij në “Fan Club”, transmetimi i çdo të diele në ekranin e “Top-Channel”, Valoni komentoi lojën e të vëllait: “Si shoqëri e pëlqejmë lojën e tij, nuk na pengon intimiteti në “thonjëza” e asgjë tjetër. Nuk është i vogël dhe ne mbështesim gjithçka që bën Vigani”.