Home » » Anaidi, shpallet fitues i Big Brother Albania 6

Anaidi, shpallet fitues i Big Brother Albania 6

Anaidi, shpallet fitues i Big Brother Albania 6, ne finale me Ilirin.
Arbana ka pak minuta që ka mbyllur televotimin dhe ka ardhur momenti që të lënë shtëpinë dy prej finalistëve të Big Brother. Arbana i fton banorët të dalin në zonën e yjeve në të cilën dhe thërret zarfin me banorin e parë që lë shtëpinë është Shpendi. Banorët përshëndeten me të dhe shohin Shpendin teksa hipën në makinë dhe shkon drejt spektaklit. Banori i dytë që lë shtëpinë është Elona e cila përshëndetet me banorët dhe largohet drejt spektaklit. Ndërkohë Arbana hap një televotim vetëm për Anaidin dhe Ilirin të cilët janë pretendent për fitoren e çmimin e madh të Big Brother 6. Secili prej tyre jep arsyet se përse duhet ta fitojë Big Brother. Anaidi shprehet se është shumë e rëndësishme fitorja për të dhe ka mësuar shumë nga eksperienca e tij në Big Brother. Ndërkohë sipas Ilirit, duhet ta fitojë Big Brother se mendon që është më i forti dhe e meriton atë çmim.

Arbana pas disa minutash mbyll televotimin e dytë që hapi për Ilirin dhe Anaidin. Banorët kanë vendosur fasha të sytë dhe ndodhen në zonë e yjeve ku përpara shpalljes së emrit të fituesit një grup kori dhe Arabana shpall emri e fituesit i cili është Anaidi.