Home » » Anaidit surprizë babai dhe dy “mbretëreshat” mamaja dhe Joana.

Anaidit surprizë babai dhe dy “mbretëreshat” mamaja dhe Joana.

Tani radhën e ka një surprizë për Anaidin në dukje njeri i fortë por shumë emocional për gjërat e tij. Ai ka folur shumë për familjen e tij, veçanërisht për babain. Anaidi ka kërkuar gjithnjë një takim me të, por produksioni ka menduar që kjo surprizë ti bëhej pikërisht sot. Arbana e fton Anaidin të ndjekë një klip ku flet për raportin e tij me familjen. Ai shpreh lidhjen e ngushtë me babain dhe debulesën që ka për të. Teksa sheh klipin, ndihet shumë i emocionuar dhe përlotet. Pas përfundimit të klipit Arbana e pyet Anaidin nëse luan shpesh me babain sepse në klip u vu re një gjë e tillë. Arbana e fton Anaidin të dalë të fusha e lojrave ku ndodhet një fushë shahu. Në ndodhet babai i tij me të cilin takohet i përmalluar. Me babain e Anaidit përshëndetet edhe Arbana dhe flet për lojën e shahut dhe i fton ta vazhdojnë atë. Teksa shohin fushën e shahut, Anaidi vëren se mungon Mbretëresha dhe hyn në fushë mamaja e tij Diana me të cilën takohet shumë i emocionuar. Por babai i thotë Anaidit, që loja e shahut nuk luhet me një mbretëreshë. Anaidi habitet paksa kur në fushën e shahut hyn edhe Joana. Pasi takohet me të, Joana takon edhe prindërit e Anaidit për herë të parë. Anaidi qëndron disa momente me ta dhe më pas Arbana i kërkon të kthehet në shtëpi.